Një pilot polak i propozoi të dashurës së tij stjuardes gjatë një fluturimi nga Varshava në Krakov… dhe ajo tha po.
“Ka një person shumë të veçantë në fluturimin e sotëm dhe shpresoj se ai nuk e pret atë që kam për të thënë. Zonja dhe zotërinj, rreth një vit e gjysmë më parë, në këtë punë, takova personin më të mrekullueshëm që më ndryshoi plotësisht jetën,” vazhdoi Hank.
“Ti je gjëja më e çmuar për mua. Ti je ëndrra ime më e madhe. Prandaj më duhet të të kërkoj një nder, dashuria ime. Do të martohesh me mua?”, tha piloti polak duke i buzëqeshur gruas së jetës së tij që ndodhej në anën tjetër të pistës.
Pas këtij propozimi, vajza vrapoi në krahët e pilotit. Video është shpërndarë nga kompania e fluturimit dhe ka marrë shumë pëlqime dhe komente duke i uruar çiftit jetë të lumtur.
https://www.facebook.com/share/v/A5oNTTjjADjmR8Hw/?mibextid=CYgPv5