Përmbytja e madhe 5000 vite më parë/ Zbulim historik në Turqi, arkeologët gjejnë gjurmë të “Arkës së Noas”

Arkeologët besojnë se janë shumë pranë vendit ku gjendet Arka e Noas.

Ekipi që po kryen gërmime në një formacion gjeologjik në Turqi, ka nxjerrë kampionë shkëmbi e dheu për të cilat beson se kanë mbetje nga rrënojat e anijes, çka e vendos atë në një njëjtën kohë kur ndodhi “Përmbytja e Madhe” 5000 vjet më parë, sipas Biblës.

Rezultate të tilla konfirmojnë, sipas studiuesve, se ndërmjet viteve 5500 dhe 3000 para Krishtit ka pasur aktivitet njerëzor në zonën ku janë gjetur mbetje që mendohet se i përkasin varkës që shpëtoi jetën e tokës.

Të dhënat e Biblës i kanë shtyrë hulumtuesit drejt pretendimit se Arka e Noas mbeti në malin Ararat të Turqisë pas një përmbytjeje gjigande 150-ditore. Formacioni gjeologjik i vendosur në rajonin Doğubayazıt është konsideruar si një prej pikave më të mundshme të gjetjes së arkës biblike, që prej zbulimit të tij në vitin 1956.