Përmbytet Italia verilindore, konfirmohet viktima e parë

Në rajonin Emilia Romagna, në Italinë verilindore, kanë ndodhur sërish përmbytje të mëdha. Për shkak të shiut të pandërprerë dhe rrjedhjes së lumenjve, pjesa më e madhe e qytetit të Bolonjës dhe rajoneve të Modenës, Reggio Emilia, Ravenna dhe Piacenza u përmbytën.

Siç njoftoi mëngjesin e sotëm prefektura e Bolonjës, në zonën e Pianoro është gjetur i vdekur një burrë, makina e të cilit u rrëmbye nga ujërat e vrullshme. Në të njëjtin zonë vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e një personi të zhdukur.