Përflitet se do bëhen prindër për herë të parë, Dojna Mema dhe Vlashenti japin këtë përgjigje!

Moderatorja Dojna Mema dhe artisti Vlashent Sata janë bashkë prej më shumë se 3 vitesh. Vetëm pak muaj më parë ata zgjodhën që ta bënin publike lidhjen e tyre. Në rrjete sociale ata duken si çifti perfekt, që janë kudo bashkë dhe dinë si ta shijojnë jetën në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Prej kohësh përflitet se moderatorja e njohur është shtatzënë dhe së fundmi gjatë një bisede në rrjetet sociale, Dojna duket se ka hequr dyshimet e të gjithë ndjekësve duke treguar që nuk janë në pritje të ëmbël dhe se bebi i Vlashentit është vetë Dojna.

“Zemër a pret gjë një bebe”, e pyet Dojna, ndërsa Vlashenti i përgjigjet që ka atë.

Mirëpo, kjo përgjigje nuk ishte ajo që mohoi lajmet, kështu që jemi në pritje!/afterparty.al