Ndërkohë që na ndan më pak se një muaj nga nisja e “Eurovision 2021” , ethet e pjesëmarrësve sa vijnë e shtohen. Sot në emisionin “Abc e Pasdites” ishin të ftuara në lidhje Skype vajzat e grupit muzikor “Hurricane”, që do të përfaqësojë Serbinë në kompeticionin e përvitshëm.
Bukuroshet serbe treguan se çfarë mendojnë për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision. Ata thanë se Anxhela ka një zë shumë të bukur dhe madje kënduan një pjesë shqip nga refereni i këngës “Karma”.
“Është shumë e bukur. Ne e duam shumë Anxhelën. Është kaq e bukur dhe ne e dashurojmë këngën e saj. Jemi shumë të lumtura që kënga juaj është në gjuhën tuaj, shqip, njësoj si kënga jonë serbisht”. Ndër të tjera, vajzat u pyetën nësë e kanë menduar ndonjëherë të bashkëpunojnë me artistët shqiptarë.
“Pse jo ne dëgjojmë shpesh muzikë shqiptare, i adhurojmë produksionet që keni ju në Shqipëri. Dhe pse të mos bënim bashkëpunim me ndonjë artist shqiptar”, u shprehën ata.Por çfarë mendojnë vajzat për dy vendet Shqipëri dhe Serbi? Mendojnë se muzika mund të bashkojë njerëz e kombe? “Po, ne jemi apolitik. Nuk jemi në ato ujëra”, thanë ato.
Vajzat përfaqësojnë Serbinë në Eurovision për herë të dytë, këtë vit me këngën “Loco, Loco”.
