Gentiana Beqa e ka fituar medaljen e artë në garën botërore “World Fitness Women’s Championships”.
Bodibilderja e suksesshme kosovare ia doli të shpallet kampione botërore falë fizikusit të saj të përkryer në një konkurrencë mjaft të fortë.
Në këtë garë, sportistja nga Gjakova e përfaqësoi Shqipërinë dhe u vesh me flamurin kuq e zi, gjë të cilën e ëndërronte pasi ishte lindur me këtë frymë.
Ajo ndihet mjaft e lumtur me arritjen e radhës dhe këtë herë për të ishte edhe më emocionuese pasi e përfaqësoi Shqipërinë.
Trajnerja e njohur e fitnessi ka arritur suksese të jashtëzakonshme në këtë sport edhe në të kaluarën, duke e dominuar botën falë sakrificave të saj për ta bërë një trup perfekt.
Shpalljen e Getës kampione e botës mund ta shihni këtu: