Për kë e ka marrë malli? Monika Lubonja zgjedh mes Ilirit & Sabianit dhe ka dy fjalë për Fifin edhe çiftet Einxhel & Dagz dhe Sarah & PM!

Ajo është një nga të aktoret më të përfolura shqiptare prej vitesh dhe vitin e fundit akoma më shumë pas eksperiencës së saj në shtëpinë e famshme. E kemi fjalën prë Monika Lubonjën, e cila ka qenë e ftuar së fundmi në “AfterParty Shoë”, ku iu përgjigj pyetjeve pikante dhe na zbuloi mjaft të pathëna edhe nga jeta e saj private apo edhe për marrëdhënien me disa ish-banorë të famshëm nga “BBV”.

E pyetur se për cilin e merr malli më shumë për Sabianin apo për Ilirin, ajo zgjodhi këtë të fundit duke surprizuar, ndërsa mes çifteve Einxhel & Dagz dhe Sarah & PM, Momika nuk mundi t’i ndante duke dhënë nga një veçanti, po të përbashkët: “Sarah & PM kanë një dashuri marramendëse, gjithashtu edhe Einxhel & Dagz!”

Ndërsa ka edhe një mesazh për Fifin dhe intervistën e plotë e shihni në linkun më poshtë: