“Për Dashninë”, Luana Vjollca dhe MC Kresha vijnë me bashkëpunimin hit të kësaj vere

Pas suksesit të madh të projektit “Thuaje” dhe këngëve bashkëshoqëruese pas çdo episodi, Luana Vjollca ka zbuluar edhe surprizën e radhës që të gjithë mezi po e prisnin.

Bëhet fjalë për këngën që pritet të lançohet së shpejti, e cila mban titullin “Nuk o ka ma qet”.

Ky projekt vjen në bashkëpunim me artistin e njohur MC Cresha, teksa në klipin e shkurtër Luana shfaqet krah tij mes një ambienti në natyrë e të rrethuar me lule.

Plot ritëm dhe ngjyra, kënga vjen si një dedikim për dashurinë, teksa edhe vetë Luana ka vendosur hashtagun #PërDashninë. (Kliko këtu)

Pritet të shohim çfarë dedikimi ka Luana për dashurinë këtë herë, duke qenë se kurrë më parë nuk ka folur dhe nuk është shprehur për të.