Beniada Nishani dhe Donald Veshaj kanë qenë dy banorë me raporte shumë të afërta me njëri-tjetrin.
Lidhur me kiminë mes tyre, ata kanë folur dhe kanë treguar nëse ky thashethem ishte i vërtetë.
Sipas Beniadës, nuk ka pasur asgjë më shumë mes tyre ndërsa Donaldi tha se kanë pasur vetëm kimi miqësore.
Megi: A mund të bëj një pyetje si publik. Gjatë periudhës që keni qenë në Big Brother, është thënë që ju keni pasur ndonjë gjë me njëri-tjetrin më duket…
Beniada: Jo asnjëherë…
Donaldi: Jo mo vetëm njëherë në dhomën e rrëfimit.
Megi: Një kimi, apo diçka?
Donaldi: Ka pas kimi, biologji, matematikë.
Megi: Sepse është shumë normale në jetë që njeriu në momente të caktuara që ti mund të jesh edhe në një marrëdhënie por të kesh një ndjeshmëri për dikë tjetër dhe nuk ka gjë të keqe të thuash kisha një flirt me Beniadën.
Donaldi: Me Beniadën kisha shoqëri dhe kimi miqësore.