Paskemi surpriza! Dua Lipa dhe Anwar Hadid plane për të ardhur në Shqipëri? Ja ç’bëri dyshja!

Prej më shumë se dy vitesh, Dua Lipa po shijon romancën e saj me Anwar Hadid, vëllain e motrave bukuroshe Gigi dhe Bella Hadid.

Ata duken çdo ditë e më të lumtur krah njëri-tjetrit.

Përveç Duas edhe Anwar na ka treguar shpesh se i pëlqen gjithçka nga Shqipëria dhe Kosova, sidomos ushqimi tradicional shqiptar. Ai e shoqëroi Duan edhe në “Sunny Hill Festival” para dy vitesh, aty ku edhe bënë një ndër daljet e para në publik së bashku, ku shiheshin mjaft të dashuruar.

Por si duket Anwar do e kemi shumë shpejt në Shqipëri, të paktën këtë na la Dua të mendojmë. Kjo pasi ajo publikoi një foto ku ai është duke fjetur dhe sikur në ëndrrat e tij është Shqipëria. Nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj, por mund të jetë një metaforë e një surprize që çifti po mendon për vendin tonë.

Me siguri, po! Pasi pak ditë më parë pamë prindërit e Duas në Tiranë krah Erion Veliajt. Tani ne po presim!