Paska një varësi?! Kendall Jenner flet për herë të parë…

Kendall Jenner paska një varësi dhe ne nuk e kemi ditur! Supermodelja ka folur hapur herë të parë për fiksimin me rrjetet sociale dhe ankthin që pason bashkë me të.

Në një intervistë për “Vogue’s Open Minded: Unpacking Anxiety”, ylli i pasarelave tha se nuk ndihet aspak krenare për marrëdhënien e saj me median sociale.

“Ndiej se sa më shumë shikoj në ekran, aq më shumë e shkëputur ndihem nga trupi im apo nga ajo se çfarë po ndodh para meje.Jam pak e fiksuar me rrjetet sociale tani, gjë që unë nuk e pëlqej dhe nuk jam krenare për këtë gjë. Por gjithashtu mendoj se kjo është diçka për të cilën shumë prej nesh mund ta kuptojnë”, është shprehur Kendall.

Ajo ka folur edhe për negativitetin që ka marrë në postimet e saj në Instagram e Facebook.

“Një pjesë e madhe e reagimeve, kur janë negative, ka pasur komente të tilla si ‘po sjell një shembull të keq’ ose ‘kjo është e tmerrshme, nuk dua që fëmijët e mi ta shikojë këtë'”, tha ajo./Afterparty.al