Vetëm së fundmi Valbona Selimllari na prezantoi me djalin e saj dhe për herë parë zbuluam se ishin “copy-paste” me njëri-tjetrin, pasi miss-i shqiptar është mjaft hermetike përsa i përket jetës private!

Mirëpo ndër personazhet shqiptarë që e mbajnë shumë private jetën e tyre personale është edhe Poni.
Mirëpo kur ka festë në familje Poni e bën pak “zemrën gur” dhe na zbukuroi Instagramin.
Së fundmi i biri ka festuar 10 vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të veçantë këngëtarja si rrallë herë ka ndarë disa poza ku krahas tyre bën një urim zemre.
‘Në këtë orë, para 10 viteve erdhe në jetë ti dritë e syve të mi! Faleminderit zot për bekimin më të madh në jetë! U bëfsh 100 vjeç shpirti im i bukur’, -shkruan ajo krah fotos së tij.

