Pasi nisën bashkëjetesën, Andi dhe Jasmina çift pas Për’puthen? Ky DETAJ flet shumë!

Pak ditë më parë Andi dhe Jasmina u larguan nga emisioni “Për’puthen” mes zënkave dhe puthjeve. Ata u shprehën se do ta vazhdojnë njohjen e tyre jashtë, larg syrit të publikut. Por, produksioni u ka bërë një kërkesë që të rikthehen pas një muaji dhe të rrëfejnë ecurinë e lidhjes së tyre.

Në rrjetet sociale po qarkullon lajmi se tashmë Andi dhe Jasmina kanë nisur bashkëjetesën.

Andi ka postuar në rrjetet sociale një video ku tregon se vëllai i tij i erdhi surprizë nga Amerika në shtëpinë e tij. Ndërkohë në sfond dëgjohet edhe e qeshura e Jasminës.

 

Megjithatë, shenjat tregojnë vetëm diçka! Jasmina ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto me Andin, duke i bërë të gjithë të dyshojnë se tashmë janë çift dhe mosmarrëveshjet e tyre janë zgjidhur.

“Nuk ishte dashuri me shikim të parë, u deshën tre muaj tu u përla. Gëzuar për kujtimet e bukura”- shkroi ish-konkurrentja krahas fotos së çiftit në emision.

Mbase nuk ishte dashuri me shikim të parë, por ishte dashuri dhe kjo punë ka marrë fund!