“Çmendi” rrjetin me deklaratën se është lidhur me Mevlanin, Aristela zbulon nëse është penduar që refuzoi ish-konkurrentin e njohur!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Aristela ishte e ftuar në Top Arena, ku nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve në “Këndin e Antonelës”.

Ajo u pyet për Mevlanin, me të cilin është përfolur për një lidhje përgjatë kohëve të fundit.

“Jemi të lidhur, u ndamë para pak minutash se iku në Gjermani”, tha Aristela, e cila më pas shtoi se po bënte shaka, aty salla u “shkri”.

Mirëpo një tjetër pyetje për Aristelën ishte nëse ishte penduar që refuzoi Princin duke mos dalë e përputhur me të nga emisioni.

Ajo u përgjigj se nuk pendohet për gjërat që bën dhe se marrëdhëniet i ka të lëkundura me të.

“A je penduar që e refuzove Princin dhe si janë marrëdhëniet tuaja tani jashtë”, tha Antonela.

“Unë nuk pendohem për atë që bëj. Herë të mira herë të këqija, kur dal nëpër intervista më shkruan që përse më shave. Më ndjek edhe storyt të gjitha mi sheh”, tha Aristela.