Pas zyrtarizimit të lidhjes me princ Lekën, Françeska Murati ka dy fjalë për Blerta Celibashin

Emri i fotografes Blerta Celibashi u kthye në një nga emrat më të komentuar të muajve të fundit, prej marrëdhënies së saj me princ Lekën.

Nga ana tjetër, Françeska Murati është një mikeshë e afërt e çiftit e shpesh i kemi parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në eventet e ditëlindjeve të fëmijëve të tyre, Charlie dhe Geraldine.

Së fundmi, ish banorja e BBV3 ka ndarë disa foto me fotografen në rrjetet e saj sociale, ku tregon për raportin e afërt që ka me Blertën, teksa shkruan fjalë të përzemërta për të.
“E lumtur që ende ekzistojnë njerëz me zemra kaq të pastra si Blerta. Çdokush ka nevojë për një shoqe si Blerta”, shkruan Françeska me disa foto nga festa e 4-vjetorit të Geraldine.