Vëllezërit Veshaj po marrin vëmendjen më të madhe mediatike që kanë pasur në karrierën e tyre.
Madje ditën e djeshme u zbulua zyrtarisht se Donaldi është personi më i kërkuar në Google në Shqipëri.

Donaldi është në fokus të medias pas lidhjes me Beatrix dhe çdo detaj bëhet lajm.
Para se të lidhej me Trixën ai i dërgoi varësen e tij Borës ndërsa ditë më parë përmes një video prezantuesja zbuloi rastësisht se në shtëpi mban akoma një pikturë të Donaldit.

Por duket se vëllezërit Veshaj e paskan zakon që ish të dashurave të tyre t’iu lënë diçka për ti kujtuar ata përherë.
Së fundmi edhe këngëtarja Jonida Maliqi ka postuar foto ku shfaqet veshur me një xhaketë të cilën Romeo e kishte pasur sezonin e kaluar në spektaklin ‘’Shiko kush luan’’.

Përndryshe, Romeo kohët e fundit ka qenë mjaft i përfolur për ndarjen nga Aleksia Peleshi ndërsa i shprehur publikisht pëlqimin Beniadës.

