Pas “sherrit” virtual, Rihanna dhe Nicki Minaj ndjekin sërish njëra-tjetrën në Instagram, fansat dyshojnë se…

Konfliktit të heshtur mes Rihanës dhe Nicki Minaj duket se i ka ardhur fundi! Dyshja e artisteve kanë nisur të ndjekin sërish njëra-tjetrën në Instagram pas “sherrit” virtual disa vite më parë.

Në 2017 këngëtarja “thumboi” reperen duke postuar një listë me të veshurit të më mirë në “Met Gala” pasi supozohet se Nicki publikoi një të gabuar. Më pas ato e fshinë njëra-tjetrën nga rrjeti social, e në dalje të tjera publike nuk shiheshin më as në sy.

Ndërkohë që duket se yjet e muzikës janë bërë sërish shoqe, fansat dyshojnë se ato mund të jenë duke punuar për një bashkëpunim të ri, që nuk do të ishte çudi pas HIT-it të tyre “Fly” në 2010.