Pas propozimit të Atdheut për të dalë bashkë me Sarën nga emisioni, vajza e ka dhënë përgjigjen me një puthje.
Pas një rrugëtimi të gjatë dhe marrëdhënies së ndërlikuar mes të dyve, ata më në fund dolën çift për tu njohur më mirë jashtë.
Kujtojmë se Atdheu pësoi një shkëputje nga programi dhe më pas u rikthye prej Antonelës.
Atdheu: Unë dua të largohem sot nga programi bashkë me ty.
Sara: Më jep fjalën që do të jesh i qëndrueshëm?
Atdheu: Po.
Sara: Të të jap përgjigjen.(Sara puth Atdheun).
Por si reagoi Geliani pas largimit të dyshes me puthjen pasionante?
“Ndaloni së foluri budallallëqe për mua dhe atë vajzë, ajo nuk ekziston. Kam jetën time me dinjitet dhe respekt. Të tjerët kanë jetën e tyre. Paqe dhe ju dua të gjithëve!”, ka shkruar ai në një postim në Instastory.
Kujtojmë se kjo puntatë është xhiruar më herët dhe reagimi në Instagram i Gelianit ndodhi sot.