Nora Istrefi dhe Robert Berisha ditëve të fundit u bënë kryelajm pas përhapjes së thashethemeve se pas dy vitesh ndarje po rindërtojnë martesën e tyre.

Shumë pak ditë pas lajmeve ata u kapën “mat” në aeroport së bashku duke udhëtuar për diku.

Ka qenë Roberti ai që na ka shuar kurreshtjen duke u lajmëruar dhe zbuluar se ku po kalojnë pushimet me Norën, Renen dhe nënën e Norës, Syzanën.

Dyshja ndodhen në këtë kompleks në Turqi ndërsa artisti nga atje ka publikuar pamje të vajzës por jo edhe ndonjë me Norën.

Lajmi se çifti mund të rikthehen ka gëzuar pa masë fansat e shumtë të tyre.
Se a po ndodh mbetet të shihet.

