Pas një periudhe të vështirë, Angela uron bashkëshortin për ditëlindje me pamje romantike ‘’Nuk do të ndryshoja asnjëherë’’

Angela Martini dhe Dragos Savulescu muaj më parë javë më parë përjetuan një nga ngjarjet më të vështira, pasi bashkëshorti i modeles u arrestua gjersa ndodheshin në pushime.

E tani pasi janë bashkë duke lënë prapa problemet që kishin nuk do të mungonte një festë e veçantë ditëlindjeje për Dragos.

Bukuroshja shqiptare me një video ku shihen bashkë dhe të lumtur ka uruar bashkëshortin me fjalët më të ëmbla duke i thënë se nuk do të ndryshonte asnjëherë asgjë.

“Urime ditëlindja për bashkëshortin tim të mrekullueshëm Dragos Savulescu. Momentin e parë që të pashë, u ndjeva sikur në shtëpi. E dua fuqinë tënde, inteligjencën tënde, besimin që ke ndaj meje e po ashtu edhe shpirtin tend. Jam shumë mirënjohëse për çdo gjë. Nuk do të ndryshoja asnjëherë asgjë. Të dua”, janë fjalët që Martini ka shkruar krahas videos.

Kujtojmë se arrestimi i Dragos u bë në Mykonos ku çifti ndodheshin bashkë për pushime, ndërsa u lirua nga autoritetet greke pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali.