Sara dhe Atdheu kanë bërë lëmsh rrjetin sërish.
Ditë më parë ata konfirmuan ribashkimin e tyre duke u shfaqur të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe duke shkëmbyer komente romantike.
Por si duket sërish kemi plasje. Dyshja më nuk ndiqen në rrjete sociale dhe se mund të jenë ndarë sërish na e vë në dyshim Sara me postimet e fundit.
Sara ka publikuar një fotografi në përqafimin e një mashkulli, të cilit ia ka fshehur fytyrën.

Vetëm pak më pas në një tjetër fotografi të Sarës shkruhet një koment “O nusja ime” nga një person i panjohur për publikun, por jo për Sarën, e cila i ka kthyer komentin me një “zemër”.
Teksa në media flitet për ndarje, tani Sara është parë në shoqërinë e një tjetër ish-konkurrenti nga “Përputhen”. Ajo ka dalë me Alessandron dhe ka publikuar një video në rrjete sociale. Dyshja shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin, por nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë shokë.

