Bearti u kthye në një nga djemtë më të komentuar në media e rrjete sociale pas zbulimit të lidhjes së tij me Tean. Ish-konkurrenti i “Përputhen” është gjithashtu edhe një ndër personazhet më të pëlqyer për fizikun e tij, të cilin siç ka treguar, e ka arritur nëpërmjet palestrës.
Por tani Bearti është ndër beqarët më të kërkuar të momentit dhe këtë e ka zbuluar vetë ai.

Një nga ndjekëset e tij e ka pyetur nëse dëshiron që të lidhen bashkë, pasi është shumë i mirë. Përgjigjia e tij ishte ajo që na habiti pak pasi u shpreh se 90 për qind e pyetjeve janë kështu, por nuk pranon asnjë lidhje për momentin.
“90% e pyetjeve janë kështu. Jo s’jam duke menduar për asnjë lloj lidhje për momentin”, shkruan Bearti në “Instastory”.

Epo tani që është beqar, Beartit i urojmë një fat sa më të mirë edhe pse nuk duhet ta mohojmë shkonte shumë me Tean.
