Pas ndarjes nga Afrona! Blero paralajmëron “gjëra të mëdha”

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi pak ditë më parë u bë kryefjalë e mediave rozë, për shkak të ndarjes së tij me bashkëshorten, Afrona.

Shkak për këtë ndarje mendohet të jetë bërë distanca mes çiftit pasi ato jetonin në dy shtete të ndryshme.

Menjëherë pas këtyre zërave Blero nuk ka reaguar, por duket se fokusi i tij i vetëm është muzika.

Në rrjetin social instagram, ai ka ndarë një foto ku shkruan se “gjëra shumë të mëdha po vijnë”, por nuk ka dhënë asnjë detaj.