Pas ndarjes me Zayn dhe skandalit familjar, reagon për herë të parë Gigi Hadid

Gigi Hadid dhe Zayn Malik i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas një kohe të gjatë së bashku.

Ndarja erdhi pasi Malik kishte sulmuar nënën e modeles.

Skandali u përhap në media ditëve të fundit ndërsa thuhet se shkak i zënkave ishte postimi i vajzës së çiftit nga gjyshja Yolanda në rrjetet sociale.

Deri tani drejtpërdrejt me çështje ka reaguar vetëm Zayn i cili përmes një statusi në Twitter shkroi se dëshiron ta ruajë të bijën nga vëmendja publike e mediatike dhe nuk e mohoi faktin që ka debatuar me një familjar të partneres së tij. Ndërkohë, sa i përket lajmeve për ndarjen nga Gigi ai nuk ka bërë asnjë reagim. Nga ana tjetër, as Gigi e as familjarët e saj nuk kanë folur rreth kësaj teme, teksa Anwar, Bella dhe Yolanda i kanë bërë unfollow Zayn nga Instagram.

Gigi deri pak orë më parë ka qëndruar larg rrjeteve sociale ndërsa së fundmi ka bërë dy postime.

Super modelja ka shpërndarë në Instastory një video funny nga TikToku dhe një postim nga një ndeshje bejsbolli. Kështu ajo ka lënë të kuptohet se e ka lënë pas periudhën e vështirë dhe po merr veten nga ndodhitë e fundit.