Pas ndarjes mbetën vetëm miq? Atdheu sapo na konfirmoi si qëndron e vërteta mes tij dhe Sarës!

Para disa ditësh, Sara i habiti të gjithë, teksa e deklaroi veten si beqare. Ajo publikoi në rrjete sociale një shprehje, në të cilën shkruhej “Jam 106% beqare”, duke konfirmuar ndarjen nga Atdheu, me të cilin doli çift nga “Për’puthen”.

Më pas këtë lajm e pranoi edhe Atdheu, i cili përmes një deklarate u shpreh se ishte ndarë me Sarën. Gjithashtu ai zbuloi se kishte marrë fund edhe miqësia me Andi Artanin, të cilin dikur e cilësonte si vëllain e tij.

Mirëpo vetëm pak ditë pasi deklaruan ndarjen, Sara dhe Atdheu janë rikthyer bashkë. Lajmin e bëri të ditur edhe autorja e emisionit Olsa Muhameti, e cila postoi në Instastory një foto pranë çiftit gjatë turit të Shkodër.

“Me çiftin në fuqi të “Përputhen”, shkruante Olsa.

Ata shoqëroheshin edhe nga ish-konkurrentë të tjerë të emisionit, si Shqipja e cila postoi një video ku Sara në një moment përqafon Atdheun.

Ky i fundit tani nuk i kursen as dedikimet në rrjete sociale.

Në foton e re të Sarës, Atdheu komenton: “E imja”.

“Bebi im”, ia kthen Sara me përkëdheli.