Pas modeles seksi ruse, një tjetër fanse e “çmendur” pas Don Xhonit! Ja ç’bëri që la pa fjalë reperin!

Është padyshim një ndër reperët më të zë të momentit. Ndonëse prej pak kohësh në tregun shqiptar, Don Xhoni ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm, fama e të cilit ka tejkaluar kufijtë shqiptarë. Fansat e reperit janë të shumtë në numër dhe shpeshherë ata kanë treguar se janë të “çmendur” pas tij.

Së fundmi, reperi ka zbuluar se një vajzë ka gdhendur emrin e tij në krah. Në postimin e bërë në Instagram, vihet re vajza e cila ka shkruar emrin e reperit krahas figurës së një luani dhe kurore mbreti. “Çmenduri”, ka shkruar reperi krahas postimit.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që një fanse bën një veprim të tillë ndaj tij. Modelja ruse, Ariana Li-Rey kishte gdhendur portretin e Don Xhonit në trupin e saj. Sakaq, përsa i përket muzikës, “Un foli i fundit” është projekti më i fundit nga reperi, që numëron miliona klikime në Youtube.