Një prej çifteve më të famshme të viteve të fundit i ka dhënë fund lidhjes së tyre.
Bëhet fjalë për Camila Cabello dhe Shawn Mendes.

Dyshja e kanë deklaruar vet ndarjen duke mos lënë vend për shumë thashetheme.
Përmes rrjeteve sociale ata zbuluan se kanë vendosur të jenë shokë me njëri-tjetrin.

“Ne kemi vendosur t’i japim fund lidhjes tonë romantike, por dashuria për njëri-tjetrin si njerëz është më e fortë se kurrë. Ne e nisëm lidhjen tonë sikur shokë të ngushtë dhe do të vazhdojmë të jemi shokë të ngushtë, kështu që e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe për të ecur tutje”, thuhet në deklaratën e çiftit.

Çifti ka disa këngë të realizuara së bashku që pëlqehen shumë nga publiku.

