Pas lindjes së Nina-s u shfaq në supër formë papritur, Arbenita flet HAPUR nëse ka bërë ndërhyrje në trup!

Arbenita Ismajli është një nga modelet më të reja në botën e shoëbizzit shqiptar dhe një ndër më të preferuarat e publikut. Emri i saj bë kryesisht i famshëm që pas daljes publike si e dashura e reperit Fero.

Pak muaj më parë ajo është bërë nëna e një vajze.

Ka kaluar pak kohe që kur ajo ka lindur vajzën e saj por gjithsesi vazhdon të jetë në super formë.

Së fundmi ajo ka postuar një video ku duket e veshur me një fustan shumë seksi i cili i nxjerr në pah linjat trupore perfekte.

 

Fansat menjëherë u bënë kuriozë që të dinin sekretin e rikthimit të saj në super formë fizike në një kohë fare të shkurtër pas lindjes së vajzës.

“Gjithmonë kam qenë e dobët. Në fakt, s’e kisha mëndu se çfarë do t’i ndodhte trupit tim pas lindjes. Por isha me fat. Nuk u mundova dhe nuk përdora asgjë. Thjesht ndodhi”, tha modelja bukuroshe gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj.