Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë ndarë prej kohësh por i kemi parë tek bëhen bashkë kohë pas kohe për vajzën e tyre,Renee.
Dyshja duket se ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrit përkundër ndarjes që bëri shumë bujë, pasi ishin padyshim ndër çiftet më të pëlqyera nga publiku.

Së fundmi, dy artistët janë ftuar të performojnë në një lokal nate në Prizren. Posterin ku shihen pranë njëri-tjetrit e kanë ripostuar edhe dyshja në rrjete sociale.

