Pasi doli nga burgu, Fjolla Morina ndahet nga bashkëshorti?! Ja DETAJI që flet shumë!

Pas problemeve të shumta me drejtësinë, qetësi duket se nuk po gjen as në jetën sentimentale.

Vetëm pak ditë pasi u lirua nga paraburgimi Fjolla po përjetonte një krizë me bashkëshortin, Fisnikun.

Kështu të paktën po flitej dhe dyshimet nisën pasi Fjolla mbylli llogarinë e saj të Instagramit dhe Fisnik Syla fshiu të gjitha fotot nga profili i tij.

Mirëpo ndryshe nga Fjolla, Fisniku refuzonte ta hiqte nga Instagrami, e madje ishte një ndër të parët që pëlqente fotot e këngëtares duke i dhënë shpresa fansave se lidhja e tyre nuk ka marrë fund.

Por së fundmi as Fisniku nuk e ndjek më Fjolla Morinën në Instagram dhe dyshja nuk kanë asnjë shenjë nga njëri-tjetri në jetën e tyre publike.