Pas humbjes së madhe, aktorja e famshme rrëfehet: “Nipi im, falë dhurimit të organeve të tij shpëtoi jetën e tre personave”

Aktorja e njohur Sharon Stone sapo ka përjetuar humbjen e madhe të nipit të saj River dhe ka ndarë momentet e vështira dhe si i ka superuar ato.

Nipi 11 muajsh i aktores së njohur humbi jetën për shkak të mos funksionimit të organeve dhe familjarët morën vendimin që të dhuronin disa prej organeve të vogëlushit tek ata fëmijë të cilët kanë nevojë për trnasnplant organesh. Aktorja ka treguar se vetëm kjo mënyrë, duke i ardhur në ndihmë të tjerëve ka bërë atë dhe familjarët e saj të përballojnë disi këtë humbje tragjike.

Ende nuk dihet se cilat organe të vogëlushit 11 muajsh janë dhuruar, teksa aktorja ka bërë një postim prekës në rrjetet e saj sociale.

“Nipi im River, falë dhurimit të organeve të tij shpëtoi jetën e tre personave. Asgjë më shumë se kjo nuk e ndihmon familjen tonë të përballojë vdekjen e tij tragjike, duke na dhënë paqe”, është shprehur aktorja.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sharon Stone (@sharonstone)

Humbjen e madhe Sharon e lajmëroi me një video prekëse që shfaqte pamjet e foshnjës. River është djali i vëllait të vogël të aktores, Patrick Stone dhe partneres së tij Tasha.

“Kjo është gjëja më e vështirë që kam pasur ndonjëherë në jetë, por i kërkoj të gjithëve të luten sa më shumë të munden dhe këdo që lutet.” “Ai është aktualisht në koma dhe unë jam duke vdekur “.- ka shkruar e ëma e River në rrjetet e saj sociale.