Pas humbjes së babait, gëzim në familjen e Arbenitës! Fejohet…

Arbenita Ismajli humbi babain e saj në po të njëjtën ditë kur solli në jetë vajzën e saj, për shkak se ai nuk arriti ta fitonte betejën me COVID-19.

Padyshim që e vogla Nina e ka ndihmuar modelen ta kalojë paksa dhimbjen e humbjes së të atit, megjithatë nuk mund të mohohet se për yllin e revistave ka qenë një periudhë e vështirë.

Teksa kanë kaluar tre javë nga ngjarja tragjike, më në fund në familjen e Arbenitës ka “mbërritur” një gëzim.

Vëllai i saj është fejuar, dhe këtë 23 vjeçarja e ka treguar vetëm pak momente më parë në Instastory përmes një videoje ku ai i vendos në gisht unazën partneres së tij. “Urime vëllait tim,” shkruan ajo.

Arbenita nuk e ka publikuar më parë vëllain në rrjete sociale, prandaj me këtë rast ajo na prezantoi edhe me të për herë të parë. Duket se menjëherë pas motrës, as ai nuk ka pritur për ta zyrtarizuar lidhjen me partneren e tij. /Afterparty.al