Pas “historisë” dhe ngacmimeve me Bucin, reagon partneri i Santianës!

Santiana Maloku ka marrë një letër nga i fejuari i saj pas situatave të krijuara me Bucin.

Partneri i shkruante se nuk e priste një gjë të tillë nga ajo, ndonëse akuzat i hodhi ndaj Ylli Dervishit, duke thene se ai e shfrytëzoi për lojë Santianën, e duke i theksuar se vetë ajo është shumë më e fortë.

Për veprimet e saj, i dashuri i kërkoi që të sqarohen kur të dalë jashtë dhe se tani të vazhdojë lojën dhe të shfaqë veten siç di ajo.

Santiana nga ana tjetër u shpreh shumë e emocionuar dhe i kërkoi falje partnerit të saj. Ajo tha se do të vazhdojë lojën dhe se nuk do ta zhgënjejë më.