Pas deklaratave të tyre “shokuese”, Pallati Mbretëror mund të marrë vendimin DRASTIK për Harry-n dhe Meghan!

Intervista e Princit Harry dhe Meghan Markle për Oprah Winfrey kundër familjes mbretërore tronditi gjithë botën. Si të mos mjaftonte kjo, 36 vjeçari ka bërë të tjera deklarata “shokuese”.

Ai tha se vendosi të zhvendosej në Kaliforni për t’i dhënë fund ciklit të dhimbjes që ka vuajtur vetë si pjesëtar i familjes mbretërore dhe se duhej ta ndryshonte këtë gjë për fëmijët e tij.

Duka e Sussex pranoi se ka dashur të largohet nga familja që në fillim të 20-tave të tij, për shkak të asaj që i ndodhi të ëmës.

Pas këtyre deklaratave, një burim i afërt i familjes mbretërore, ka thënë se populli dhe vetë familja janë skandalizuar për herë të dytë rreth atyre që kanë dëgjuar dhe për faktin se si Harry vazhdon ende të hedhë baltë për to. Kështu që ata duan t’i marrin titujt e tyre dhe të mos përdoren më kurrë! Duhet të quhen vetëm Harry dhe Meghan! A do të ndodhë vërtetë kjo? Mbetet për t’u parë. /Afterparty.al