Britney Spears tashmë është liruar nga kontrolli i babait të saj.
Një gjykatës ka pezulluar babanë e këngëtares nga marrëveshja ligjore që i dha atij kontrollin e jetës së saj pasi Spears e akuzoi atë për vite të tëra të abuzimit.
Epo tashmë ylli botëror është e lirë dhe këtë e ka treguar edhe nëpërmjet një postimi ditën e sotme ku shfaqet “topless”.

Mirëpo Britney nuk ishte e vetmja që pozoi kështu, pasi edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka ndarë disa fotografi topless në rrjete sociale teksa ndodhet në Malibu, Kaliforni.
“Duke ndjekur perëndime e diellit”, shkroi Ora, ku shihet mjaft e lumtur.

