Pas akuzave të rënda nga Hyseni, Alvisa ka një kërkesë publike për Bashkimin “Kam bërë gabime”

Puntata e fundit e “Për’puthen prime” ishte e mbushur me drama.

Në një anë Hyseni që publikoi një sërë përgjimesh dhe pretendon se Alvisa e ka tradhtuar, anën tjetër Alvisa që akuzon Hysenin për dhunë fizike dhe psikike gjatë kohës sa ishin lidhur.

Gjersa të gjithë iu sulën kundër duke e akuzuar për mashtrim, në fund të programit një pjesë e madhe i dolën në mbrotje Alvisës pas deklaratës se ishte e dhunuar nga Hyseni.

Ky i fundit përmes rrjeteve sociale ka mohuar akuzat duke thënë se nuk e ka bërë kurr një gjë të tillë.

Ai publikoi edhe një video përgjim tjetër ku akuzoi Alvisën por edhe Olsa Muhametin, producenten e programit për mashtrim.

Ndërsa Alvisa përmes rrjeteve sociale ka thënë se edhe ajo do të nxjerr faktet së shpejti për të treguar versionin e saj.

Në një video më vonë ajo iu drejtua publikisht Bashkimit duke i kërkuar falje për situatën, në të cilën ndodhet.

Ndërsa Bashkimin duket se kjo situatë nuk e ka stepur nga Alvisa pasi ai menjëherë pas programit i ka ofruar mbështetjen e tij.