Pas 40 vitesh karrierë, aktorja shqiptare merr titullin ‘Mjeshtre e Madhe’!

Ajo është një nga aktoret shqiptare më të preferuara për publikun.

E kemi fjalën për Mariana Kondi, e cila ka marrë titullin “Mjeshtre e madhe”.


Aktorja është nderuar me këtë titull nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, duke shënuar kështu një pikë kulminante në karrierën e saj shumëvjeçare. Ceremonia u zhvillua në Presidencë krah personave të dashur të aktores.

“Ky titull ka ardhur në kohën e duhur, pas 40 viteve karrierë, vlerësim për të cilin ndihem e surprizuar nga ky institucion dhe sigurisht, institucionet i bëjnë individët”, u shpreh Mariana.