Tyra Banks, një prej supermodeleve më të famshme dhe “ish-engjëll” i Victoria’s Secret do të rikthehet në pasarelë, për të promovuar koleksionin e ri me lingerie të markës.
Tyra, 50 vjeçe, tanimë është moderatorja e “America’s Next Top Model”, por sërish mbetet një prej supermodeleve më të famshme.
Ajo do të rikthehet në “shtëpinë e vjetër”, më 15 tetor 2024, në një event që do të zhvillohet në New York dhe lajmin e bëri me dije Gigi Hadidi, një tjetër “engjëll” i Victoria’s Secret. Përmes një videoje në Instagram, Banks na tregon xhaketën e saj, ku shkruhet “Victoria’s Secret Fashion Show 2024” dhe sheh ftesat e eventit.
Tyra më tej i jep një zarf të artë Gigi-t, duke i thënë: “Shihemi atje”. Gigi ia kthen: “Të dua”, para se të largohet.
“Më fal, Tyra Banks?!!!!”; “U zgjova dhe papritur 2024-a mori kuptim”; “Ah, Tyraa! Ke qenë, je, do të mbetesh supermodelja e Vic’s”; “Nuk e di, nuk kam fjalë, mjekra ime ka prekur tokën”; Çfarë super surprize” ishin disa nga komentet e njerëzve në rrjetet sociale.
Banks ka qenë për 8 viteve modele e markës së famshme dhe në vitin 2005, ka bërë shfaqjen e fundit për Victoria’s Secret. Që nga viti 1995 e deri në 2019, Victoria’s Secret organizonte një sfilatë dhe gjithë sytë e botës ishin atje. Sfilata u ndërpre në vitin 2019, për shkak të kritikave të ashpra se modelet dhe produktet e markës nuk ishin gjithëpërfshirëse. Megjithatë, në vitin 2023, sfilata u rikthye me më shumë diversitet.