Pas 16 vitesh, Alban Skënderaj rikthen “Vetëm ty” në një version që do ju bëjë sërish për vete!

Edhe pse ka kaluar më shumë se një dekadë e gjysmë, me siguri “Vetëm ty” e Alban Skënderaj mbetet një nga baladat e juaja të preferuara.

Kënga që edhe e bëri të famshën në vitin 2005 në Top Fest, duket se ishte edhe “vula” e suksesit për artistin shqiptar. Jo më kot, ylli i muzikës ka vendosur ta rikthejë baladën në një tjetër version.

Ashtu siç ka lajmëruar edhe më parë në rrjete sociale, Albani ka ka realizuar një remix të këtij hiti për të cilin ka bashkëpunuar me Avaxus (Lorenc Aliaj). Kënga është publikuar sot në Youtube dhe duket se ka rrëmbyer menjëherë zemrat e të gjithëve.

Kujtojmë se 39 vjeçari publikoi një javë më parë projektin e tij më të ri i cili mban titullin “Zjarr në shpirt”. Ndërkohë, pritet që Albani të lançojë edhe një bashkëpunim me Elgit Dodën dhe Noizyn! /Afterparty.al