Cozman tashmë ka konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë dhe duket se po e shijon në maksimum.
Vajza që i ka marrë zemrën reperit quhet Fjolla dhe gjithçka që dimë për të është se profesioni i saj është grimiere.

Kjo ka bërë që krahas partneritetit në jetë dyshja të bëhen edhe bashkëpunëtor në punë.
Ylberi ka zbuluar se është Fjolla ajo që kuron imazhin e tij në videoklipe duke postuar në Instagram një foto nga prapaskenat e videoklipit “Amore” dhe shihet se Fjolla është kujdesur për grimin e tij.

Ndryshe duket se lidhja e tyre është goxha serioze pasi reperi javë më parë zbuloi përmes rrjeteve sociale se po kalojnë pushimet me familjarët e njëri-tjetrit.

Sa i përket projekteve muzikore Cozman sapo ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me Majk dhe Onat.
Krahas rikthimit në muzikë pas një pauze ky projekt shënon edhe rikthimin në Babastars nga ku u largua kohë më parë.
