Andi bëri një paralajmërim të ashpër kundër Teas pas rrëfimit të saj. Ai tha se për të treguar më shumë për fjalët e saj duhet l të ketë 30 mijë followers në Facebook. (Lexo këtu)
“Si fillim vjen njohja, pastaj lidhja, pastaj vjen “Për’puthen”, dhe ndahesh…Siç kam thënë, është naiviteti që të bën të flasësh. Gjithsesi presim, sepse dhe unë do të jap variantin tim… Në momentin që do të kem 30 mijë follow në faqen time në Facebook do të bëj aty reagimin tim për fjalët e Teas. Do ketë gjëra të forta!”, u shpreh Andi.
Si duket deklarata e tij ka acaruar keq fare Fation Kuqari, i cili e ka thumbuar keq në rrjetin social Instagram.
“Në ça bote jetojmë meshkuj që lënë (emoji i një pjeshke) me koncesion për follow, mendo për lekë çfarë bëjnë. Yy barbona. Po kapa 3000000K follow në Faceboom ose në Instagram do tregoj si bëj shurën”, ka shkruar ish-konkurrenti me ironi.