Deputeti turk i partisë Saadet Kocaeli, Hasan Bitmez, i ka rënë të fikët gjatë fjalimit të tij për buxhetin e Ministrisë së Jashtme.
Pasi mbaroi fjalimin mbi luftën në Gaza ai ra dhe goditi fort kokën në tokë, pranë foltores.
Bitmez, i cili ishte diabetik dhe ka dy stenta në zemër, u dërgua në kujdesin intensiv pas një angiografie të bërë në spital.