Rrezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Çifti i njohur pas 17 viteve lidhje i thanë ‘’Po’’ njëri-tjetrit në një ceremoni shumë private në një anije në Vlorë.

Dy ditë pas dasmës Rrezi ka publikuar fotografitë e para me fustan të bardhë dhe duket e mahnitshme.
Krahas fotografive ku shihet në përqafimin e Ermalit ajo ka prekur me fjalët dhe dedikimin për të.

“Ma kujtojnë të afërmit se sa vite jemi së bashku, sepse mua më duket sikur të dashuroj nga dje, aq e pangopur jam me ty… Ti dua aq shumë dhe ato 3 thinjat e reja që të kanë dalë, edhe ato pak flokë që po të bien dhe ti i ke aq problem! Unë ti dua…Të dua dhe kur më nevrikos…Edhe ankohesh për vonesat e mia…Të dua për babin që je me princeshën e shtëpisë tonë”, shkruan ajo në rrjetin social.

Dasma e mbajtur para dy ditësh ishte e planifikuar për vitin 2020 por u shty përshkak të pandemisë.
