Pamje-Vëllai i binjakëve aksidentohet me motor! Asnjë reagim mbi gjendjen e tij shëndetësore

Ditën e djeshme një aksident me motor është regjistruar në aksin Tiranë-Elbasan, ku burime të sigurta për “AfterParty” bëjnë me dije se i aksidentuari ka qenë vëllai i aktorëve Donald e Romeo Veshaj.

Në pamje shihet motori i shtrirë në asfalt, ndërsa vëllai i tij, Romeo Veshaj pranë një mjeku dhe një ambulance.

Ende nuk ka asnjë reagim nga dy vëllezërit rreth asaj çfarë ka ndodhur, por ne i urojmë shërim të shpejtë.