Në ora 04:40 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident fatal në Çagllavicë të Prishtinës
Si pasojë ka humbur jetën, Arbnor Ademi, 35-vjeçar nga komuna e Lipjanit.
Indeksonline ka siguruar një video ku shihet, tashmë i ndjeri duke vozitur me shpejtësi të madhe para aksidentit fatal.
Ndërsa, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë se automjeti i përfshirë në aksident ka pasur targa të huaja.
“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.