Pamje rrëqethëse që tregojnë qytetin e shkatërruar të Mariupolit, ja si ishte dhe si është sot (VIDEO)

Pamjet e publikuara më poshtë tregojnë më së miri shkallën e dëmeve të shkaktuar në qytetin ukrainas Mariupol – i cili që prej fillimit të pushtimit rus ka qenë cak i bombardimeve.

Këto skena vijën në kohën kur konvoji i autobusëve është dërguar sot atje, për të evakuuar civilët që kanë ngecur në qytetin e rrethuar.

Kremlini nga 24 shkurti ka pas për objektiv ta shkatërrojë këtë qytet, që për ta konsiderohet se ka një rëndësi të madhe duke marrë parasysh se ka portin.

Ja si dukej qyteti para fillimit të luftës: