Pamje nga festa luksoze që Fjolla Morina organizoi për ditëlindjen e qenit të saj

Fjolla Morina ka festuar ditëlindjen e qenit të saj Bobby duke i organizuar një festë.

Këngëtarja përmes rrjeteve sociale ka ndarë momente nga kremta luksoze me balona të bardhë e të kaltër, në të cilën po ashtu nuk ka munguar edhe një tortë e veçantë.

“Urime ditëlindjen. Bobby, djali im”, kanë qenë fjalët që ka shkruar përkrah postimit.

Postimet morën reagime të shumta nga miqt dhe ndjekësit e Fjollës nê rrjete sociale.