Don Xhon ishte nga befasitë më të mëdha të kësaj vere.
Pëlqyeshmëria që arriti vetëm para pak kohësh u përkthye në numër të madh njerëzish në koncertet e tij kudo në trojet shqiptare.

Popullariteti që ka arritur ka shtuar kuriozitetin e fansave për detaje nga jeta e tij dhe së fundmi ai ka publikuar një pamje nga fëmijëria.
Në fotografinë e publikuar shohim një Xhonatan të vogël teksa lë shënim në librin e kujtimeve tek kompleksi i Jasharajve në Prekaz.

Reperi zbuloi se ka qenë 6 ose 7 vjeçar në atë foto dhe shkruajti: “Kjo punë shkon me gjak”.
Pamja duket të jetë edhe kundërpërgjigje e Finem, i cili e akuzoi se Don Xhoni shkoi në Prekaz pas tij.
