Pak kohë pasi u bë baba, Donaruma i propozon partneres në mënyrën më të veçantë

Alesia Elefante, ka ndarë së fundmi për fansat një video teksa shihet që partneri i saj Donaruma, i ka propozuar për martesë. Portieri i PSG-së dhe Italisë i propozoi Alesias, pak kohë pasi u bë baba.

Në video shihet se gjithçka ishte e organizuar në detaje që nga dekori, qirinjt dhe petalet . Dukej qartë që futbollisti kishte treguar kujdes të madh për momentin e veçantë.

Teksa bukuroshja i ka thënë po propozimit, momentet speciale në klip nuk kanë të mbaruar. Çifti shihen të lumtur teksa shkëmbejnë puthje në buzë dhe përqafohen me njëri-tjetrin.