Pak ditë pasi rrezikoi burgun, tifozja seksi sfidon sërish ligjet e Katarit: Më arrestoni pra

Modelja Ivana Knoll ka tërhequr sërish vëmendjen me veshjet e saj seksi gjatë Kupës së Botës 2022.

Ajo beson se Katarët nuk ofendohen nga rrobat e saj që tërheqin vëmendjen, pavarësisht se qeveria ka lëshuar një paralajmërim për njerëzit që të shmangin zbulimin e tepërt të veshjeve në publik gjatë turneut.

“Kurrë nuk kam pasur frikë të më arrestojnë për të qenë kjo që jam dhe nuk mendoj se mund të lëndoj dikë me bikini. Dhe nëse meritoj të arrestohem, atëherë më arrestoni”, tha ajo.